4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA po rrezikohet Marrëveshja e Prespës? Ahmeti: Nuk na duhet të hapim...

A po rrezikohet Marrëveshja e Prespës? Ahmeti: Nuk na duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

I pyetur nëse po vihet në pikëpyetje Marrëveshja e Prespës me Greqinë pas veprimeve të fundit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk na duhet të hapim front me vendet fqinje, përcjell TV21. Ahmeti tha se edhe brenda shtetit duhet kohezion mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse siç theksoi, shteti është i përbashkët.Vendit, Republikës nuk i duhen deklarata të pamatura. Neve nuk na duhet të hapim front me Greqinë, ne nuk na duhet të hapim front me Bullgarinë, neve nuk na duhet të hapim front mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse shteti është i përbashkët. Ardhmërinë bashkë duhet ta ndërtojmë, stabilitetin, sigurinë, paqen sigurinë, bashkë duhet t’i ndërtojmë të gjitha . Dhe aspak partner tek ne nuk mund të ketë asnjë parti politike, kushdo qoftë komuniteti që të jetë, i madh apo i vogël, që ne proceset t’i kthejmë pas. Me rëndësi është që proceset të ecin përpara”, pohoi Ahmeti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments