7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e...

Kryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e Prespës

Kjo është Marrëveshja e Prespës. Nëse do të kishte një qeveri greke të besueshme, kombëtare, patriotike, shoqërore, popullore, do ta kishte bërë këtë, tha lideri i partisë së djathtë nacionaliste “Zgjidhja greke”, Kirjakos Velopulos, i nga foltorja e Kuvendit dhe e grisi fletën me Marrëveshjen e Prespës.

Në seancën e sotme në Parlament në të cilën u diskutua për një ligj të Ministrisë së Kulturës dhe temë nuk ishte aspak politika e jashtme greke, Velopulos iu referua të ashtuquajturave çështje kombëtare.

“Nuk ekziston as Maqedoni e Veriut dhe as e Jugut, Maqedonia është një dhe është Greqia dhe ju e thatë këtë në protesta. Tani ju e quani Maqedoninë e Veriut. Problemi ynë nuk është presidentja e Shkupit, problemi është mënyra se si ata mësojnë historinë e tyre, logjika me të cilën zgjedh vetë populli. Kë? Komitetet. VMRO-DPMNE është gjëja më e keqe që një komb mund të zgjedhë. Një parti fashiste dhe naziste, një parti e rregullt naziste”, tha Velopulos.

Në vijim ai ka nxjerrë dokumentin me Marrëveshjen nga Prespa, tha se nëse nuk mund ta bëjë Qeveria këtë, do ta bëjnë ata dhe e grisi fletën.

Ai drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë greke, duke i bërë thirrje asaj të sillte për ratifikim tre memorandumet “që të votojnë të gjitha partitë kundër”.

“Sillni memorandumet për bashkëpunimit me Shkupin, të votojmë të gjithë kundër, sepse ata e anuluan marrëveshjen, e jo ne”, tha Velopulos.

Zgjidhja greke është një parti që ishte e gjashta në zgjedhjet e vitit të kaluar me 4,44 për qind të votave dhe fitoi 12 deputetë, ndërsa sipas sondazheve të fundit të opinionit publik në Greqi, ka një vlerësim të rritur që arrin deri në shtatë për qind dhe lëviz në pozitën e katërt dhe të pestë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments