10.7 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaLajmeKurti në Shkup: Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro, sasia e...

Kurti në Shkup: Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro, sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot para mbledhjes së liderëve të rajonit dhe përfaqësueseve të BE-së dhe SHBA-së në Shkup, tha se realizimi i planit për rritje ekonomike në vlerë të 6 miliardë eurove për rajonin varet nga vet vendet e rajonit, përcjell TV21.Kurti tha se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor.“Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup, për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë! Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë, me ç’rast, sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që tregojmë”, tha Kurti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments