6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeZyrtare: Vetëvendosje do të garon në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni bashkë me...

Zyrtare: Vetëvendosje do të garon në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni bashkë me opozitën shqiptare

Në një brifing për gazetarë udhëheqësit e koalicionit Lidhja Evropiane për Integrim Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë folur për synimet e këtij koalicioni.

Ata kanë thënë mes tjerash se pjesë e këtij koalicioni është edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Të pyetur nga Zhurnal se si do jetë forma e pjesëmarrjes së VV-së në garën zgjedhore, Izet Mexhiti për Zhurnal bëri të ditur se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes.

“Me ne është edhe Vetëvendosje. Në listën tonë do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes, ndoshta edhe me kandidat presidencial që do e propozon ky koalicion. Ende nuk është vendos cili, sepse ende është herët”, tha Mexhiti në takimin me gazetarët për Zhurnal.

Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.

“Mexhiti gjithashtu bëri të ditur se” nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, do ta bojkotojmë kuvendin. Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”, tha Mexhiti

Ata gjithashtu thanë se viti që po e lëmë pas, ka qenë një vit që ka shënuar një moment historik për skenën politike në RMV, e në veçanti për bllokun politik shqiptar. Sepse është një e vërtetë në pah; që për herë të parë opozita shqiptare bashkohet dhe vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në dhe për ta ndërprerë regjimin 20 vjeçarë të saj.

“Viti 2023 ka qenë një vit që ka ndryshuar lojën, ne po thellojmë çdo ditë e më shumë bashkëpunimin, po bashkojmë forcat, kemi nënshkruar deklaratë, kemi zhvilluar takime me faktorët ndërkombëtarë, me përfaqësues të disporës, dhe po realizojmë çdo ditë takime me qytetarët. E shohim interesimin e madh të njerëzve dhe entuziazmin e strukturave, prandaj ju sigurojmë që 2024 do të jetë viti që do të ndyshojë situatën e padëshiruar të qytetarëve. 2024 do të jetë vit i ndryshimit në çdo fushë, vit i progesit dhe reformave, pra vit i Lidhjes Europiane për Ndryshim.”, tha Afrim Gashi

Udhëheqësia e LEN poshtu kanë paralajmëruar se nëse nuk u jepet vendi i anëtarit në KSHZ, atëherë nga viti i ri do të lëshojnë Kuvendin dhe do të radikalizojnë veprimet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments