Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak ditë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel po kërkon nga faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropian, SHBA dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, plotësisht dhe pakushte.
Kurti ka thënë se Serbia, përkundër se e ka rënë dakord me versionin përfundimtar të Marrëveshjes Bazike, të arritur në Bruksel më 27, dhe e përforcuar me aneks më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, “tani kërkon ta minojë atë”
Këto komente Kurti i bëri në një postim në rrjetin social X, teksa përkujtoi 1 vjetorin e prezantimit të planit franko-gjerman.
“Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit – plotësisht dhe pa kushte”, shkroi kryeministri.
Me 18 mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja me 11 nene, u bë publike më disa ditë më pas.
Zbatimi i marrëveshjes ka mbetur në hije për shkak të tensioneve të krijuara në veri të Kosovës që nga 29 maji.
Javën tjetër do të ketë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel. Të dy palët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, teksa agjenda ende nuk është bërë e ditur.
1 year ago, the EU—w/ 🇨🇵 & 🇩🇪 leadership—presented us a draft treaty to normalize Kosova–Serbia relations. Serbia agreed to the final version on Feb 27, but now seeks to undermine it. 🇪🇺, 🇺🇲 & other allies must urge Serbia to fulfil its treaty obligations—fully & unconditionally.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 9, 2023