Pas një serie pozitive, përfshirë atë të fundit kundër Qipros U-17 me rezultat të thellë 3:0, përzgjedhësi i U-17 Dashmir Beari ka përgatitur formacionin më të fortë në këto përballje që do të zhvillohen në Kosovë më 6 dhe 8 shtator, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Beari ka bërë një skuadër të konsoliduar me lojtarë cilësorë që janë edhe shpresa e futbollit në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut, por edhe në liga më të forta evropiane.
Në këtë listë të ftuarish nuk ka si mungon e ardhmja e Shkëndijës, sulmuesi Hisar Ali dhe mesfushori Albion Musliu.