13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaSportNë Podujevë me 6 dhe 8 shtator/ Maqedonia e Veriut U-17 do...

Në Podujevë me 6 dhe 8 shtator/ Maqedonia e Veriut U-17 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Kosovës

Pas një serie pozitive, përfshirë atë të fundit kundër Qipros U-17 me rezultat të thellë 3:0, përzgjedhësi i U-17 Dashmir Beari ka përgatitur formacionin më të fortë në këto përballje që do të zhvillohen në Kosovë më 6 dhe 8 shtator, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Beari ka bërë një skuadër të konsoliduar me lojtarë cilësorë që janë edhe shpresa e futbollit në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut, por edhe në liga më të forta evropiane.

Në këtë listë të ftuarish nuk ka si mungon e ardhmja e Shkëndijës, sulmuesi Hisar Ali dhe mesfushori Albion Musliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments