Aktori i njohur i Teatrit të Dramës në Karposh të Shkupit, , Sasho Tasevski, i ka kërkuar falje kompanisë “Dauti-Komerc” për shkak se më 19 korrik të këtij viti, e ka vënë në kontekst të gabuar në një shkrim të tij në rrjetin e Facebookut. Në atë shkrim, autori kishte shkruar se “vajza e ‘Dauti-Komercit” ka thënë se maqedonasit duhet të pranojnë se janë bullgarë.”
Në sqarimin e tij Sasho Tasevski vë në dukje se kështu ishte shkruar edhe në në media të tjera,mirëpo, shton se ia kanë vërtetuar se ai person që ka deklaruar ashtu, nuk ka kurrfarë lidhje me Dauti-Komercin.
“Prandaj u kërkoj falje për informatën e transmetuar gabimisht këtu”, ka shkruar Tasevski.
Siç merr vesh indeks.mk, personi i cituar që është vënë në lidhje me emrin e kësaj kompanie, ka mbiemrin Dauti, por është nga një qytet tjetër pa asnjë lidhje farefisnore me themeluesit e saj. Pikërisht duke u nisur nga mbiemri i autorit të citatit inkriminues, ky kontekst ishte përhapur edhe në media tjera.
Postimi origjinal i Sasho Tasevskit në rrjetin e Facebookut