13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionMbi kurrizin e Albinit dhe nën çizmen e LSDM-së dhe VMRO-së nuk...

Mbi kurrizin e Albinit dhe nën çizmen e LSDM-së dhe VMRO-së nuk bëhesh patriot! (VIDEO)

Shkruan: TetovaSot

Bilalli tenton të ngritet përmes patriotizmit të rrejshëm, më shumë për veten, sepse nesër mundësia e parë që do i jepet, ai do arratiset drejtë kryeqendrës së politikës me jaranët e vjetër të LSDM-së dhe VMRO -së.

Bilalli, një politikan lokal ka rënë në kurth dhe është kapur nga nacionalistët maqedonas dhe vetëm shtiret se kreu i BESËS është një “nacionalist” shqiptar.

Bilall Kasami ka zgjedhur formën e vjetër të politikës, nacionalizmin e rrejshëm por, jo përmes figurës së tij sepse patriot lindësh dhe nuk bëhesh dot kurrë.

Ai, po përdor mekanizma nga jashtë.

Njëherë me djalin e Adem Jasharit dhe së fundmi përmes Albin Kurtit.

I dehur para kohë për pushtet, ai është futur në mjegullën e politikës dhe nuk e sheh më dot terrenin e keq ku është futur.

Ai ka “mbështetjen” e ca oborrtarëve të tij që nxjerrin në Facebook fotografi me të për t’a elektrizuar turmën, por kur një ditë Bilalli do kthejë kokën pas, ata do t’a kenë braktisur siç bënë disa figura kryesore që luftuan për BESËN, por Bilalli zgjodhi t’i largojë e të ofrojë të konsumuarit e BDI së dhe njerëzit që për pak sa nuk shpallën luftë për “bravat”.

Deputeti qe u  zgjodh nën emrin  „Можеме“ tani do që të fshijë të djeshmen e tij dhe për të larë mëkatet politike dhe atë të pafalshme deri tani koalicion direkt me parti maqedonase.

I pari që ua dha në pjatë nënshtrimin shqiptarëve palës tjetër që me dorën e tyre të votojnë LSDM-në në aleancën vëllazërore me të.

Bilalli ka harruar sheshin e mbushur të Tetovës me Zoran Zaevin, tani na flet për sheshin e mbushur me Albin Kurtin, por, këtë se harrojnë shumica e shqiptarëve që s’mund t’ua hedhësh kaq lehtë.

Sot ai bëhet “viktimë “e përditshme e atij sistemi që e krijoi vetë, por po i kthehet bumerang.

Në kohën kur vjen Eskobar për integrimin, ai me vartësit e tij të VMRO DPMNE shpërqendrojnë opinionin për patriotizma fallso.

Epo s’mund të jesh patriot shqiptarë dhe të jesh i zgjedhur deputet me dorën e shkaut dhe i përkrahur nga nacionalistët e partisë së Mickovskit e Levicës.

Kjo nuk shkon sepse të merr “merimanga” politike ashtu siç i merr marimanga  veturat në Tetovë.

Ai flet në emër të Kurtit, por nuk i tregon se sa i kapshëm është Bilalli tek partitë maqedonase, njëherë me LSDM dhe tani fund e krye me VMRO -në me të cilën ndan kulaçin në Tetovë mes shumë privilegjeve e posteve kyçe.

Bilall Kasami ëndërron politikanin e madh dhe ndjen se ka fatin e Albin Kurtit të burgosur dhe tani i thirrur nëpër Gjykata ndjen se ai do “shkojë” prapa hekurave dhe më pas do krisë “revolucioni.

Në burg nuk shkohet për një koncert, por duke mbrojtur kauzen shqiptare, e Bilalli nuk ka mbrojtur kurrë dhe nuk do ta mbrojë asnjëherë kauzën e hiç më pak shqiptarët.

Ai pra, Bilalli është i përkedheluri i partive maqedonase dhe ai nuk do ta kuptojë kurrë se shfrytëzohet prej tyre dhe më pas e përjashtojnë kur e arrijnë pushtetin.

Bilalli e ka kthyer së fundmi politikën në një folklorizëm ndërsa Evropa e së ardhmes do tjetër politikë.

Bilalli është kthyer në të shkuarën kur në historinë  e tij nuk ka asnjë minutë prejt patrioti, por vetëm kur qëndronte afër artistit turk Pollat Alemndarit.

Bilalli harron se të rinjtë që kanë të drejtë vote janë gjenerata futuriste që s’ia varrin shumë të kaluarës.

Po nuk dite të sjellësh risi në politikë dhe mundohesh të ngritesh përmes folklorit, flamurit ose viktimizimit të rrejshëm, nuk e përfiton më zemrën e masës që do ndryshim, sot besatarër e Bilallit duan paga më të larta, duan perspektivë, jetë ndryshe dhe jo pushtet për ca individë dhe aq më keq për Aleanca të perënduara që akoma para se të shkojnë në selitë e reja të partive të tyre të krijuara, ngatërrojnë rrugën dhe shkojnë në selinë e BDI-së.

Flamuri është Autoktonus, por nuk është Bilalli i tillë,  sepse atë e mundon e kaluara e tij „Можеме“ sepse po të gërmosh thellë ata më shumë janë orientalë se oksidentalë.

Bilalli akoma nuk e kupton edhe një gjë, nëse është patrioti i madh shqiptarë pa bërë asgjë patriotike apo është ai që do të fshijë të kaluarën e tij të „Можеме“

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments