Thuajse 8 muaj askush nuk i trajton qentë endacak në Tetovë.
Vetëm brenda vitit 2023 në polici janë denoncuar 35 kafshime nga ta, tregojnë të dhënat e SPB-Tetovë.
Numrin e madh të qenve në qytet e vënë re edhe banorët dhe mërgimtarët, duke thënë se më të rrezikuar janë fëmijët.
Nuk kam informata të sakta, bëjnë diçka a jo, po ata duhet ta kenë në ndërgjegjen e vetë se duhet të bëjnë diçka.
-Ka shumë qenë rrugëve?
-Po ka në qen, sidomos kur i sheh është shumë interesat që në qendër të shohësh qen endacak por edhe në fshatra ka.”
-Shumë më të vërtet ka shumë, unë jetojë në Kroaci, edhe futesh në Maqedoni vetëm qen sheh. Me të vërtetë duhet të merren, masa kryetari i komunë së Tetovës, ka fëmijë…send, jo mua nuk më ndodhur por kam parë fëmijë edhe invalid që nuk mund të lëvizin.
-Nuk diskutojmë ka më shumë qen se njerëz, fëmijët janë të rrezikuar, por unë jo. Masa duhet të merren se ka ndonjë të vjen gërdi edhe ta shohësh, gjynah pse nuk i mbledhin t’i vrasin se edhe ai se ka mirë.
Në gusht të vitit që lamë pas, komuna e Tetovës hapi një tender për trajtimin e 80 qeneve endacak i cili tashmë ka përfunduar. Pyetëm komunën se kur do të hapet tenderi për trajtimin e qenve endacakë, deri ku janë punët për ndërtimin e strehimores dhe sa qytetarë deri më tani janë paraqitur në komunë për të dëmshpërblim si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë, por nga atje nuk morëm asnjë përgjigje. Ndryshe, në maj të këtij viti kryetari Bilall Kasami premtoi se jo më shumë për tre muaj do të ndërtohet një strehimore nga ana e komunës së Tetovës. Edhe pse vitin që lamë pas komuna e Tetovës në buxhetin e vitit 2023 kishte paraparë tre milionë denarë për trajtimin e qenve endacak, deri më tani kjo gjë nuk është duke ndodhur.