8.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeLubonja për raportet Kosovë-SHBA: Liria e dhuruar s’ është liri, shqiptarët të...

Lubonja për raportet Kosovë-SHBA: Liria e dhuruar s’ është liri, shqiptarët të luftojnë me mençuri

‘’Liria e dhuruar, nuk është liri’’, kjo është mënyra se si analisti Fatos Lubonja e përmbyll diskutimin mbi atë se çfarë Kosova duhet të veprojë ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve.

Teksa, udhëzoi shqiptarët që të ndryshonin e të mos mbetnin vasalë të ndërkombëtarëve, ai tha se Kosova e ka një problem më ndryshe sepse lirin ia dhuruan dhe një e tillë nuk është tamam pavarësi.

“Kurti duhet këmbëngulur, në fund fare duhet të dihet se çdo popull lirinë nuk ja kanë dhuruar por e kanë fituar. Këtu kosovarët e kanë fituar e se kanë fituar vetë, se ishte ndërhyrje e amerikanëve, erdhi Amerika, Clintoni i kupton. Edhe ishte liri e dhuruar. Dhe kjo një liri e dhuruar nuk është liri, nuk është pavarësi. Prandaj shqiptarët duhet të dinë të luftojnë për të me mençuri por edhe me kurajo e trimëri.’’, tha ai në “Prime Time”.

Lubonja teksa komentonte qëndrimet qe duhet të mbajë kryeministri Kurti, tha se duhet të bëj lëshime aq sat ë qëndroj në këmbë, sepse sipas tij ndërkombëtarët maksimumin që mund ta bëjnë është ta rrëzojnë atë nga pushteti.

“Nuk mendoj që i ka të gjithë kundër, por fatkeqësisht interesat e të gjithëve bashkohen tek ajo që duhet qetësuar Vuçiqi. Duhet të bëj lëshime deri aty sa parimisht të qëndroj në këmbë i qetë, por duhet ta dimë se krizat janë momente zgjidhje. Sepse në fund çka do të bëjnë ata? Do ti thonë Serbisë ne po ikim dhe ju sulmone Kosovën dhe pushtone se Kurti s’po na dëgjon. Maksimumi që do të bëjnë ata është do ta rrëzojnë Kurtin dhe të vënë aty ata që i dëgjojnë dhe mund t’i shantazhojnë. Kjo është një moment por k iza do të jetë aty dhe prapë Vuçiqi do të quhet triumfator në këtë moment dhe mund ti lëshoj vetës të drejtën të bëj akte të tilla.”, tha ai./Gazeta10

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments