6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNenad Rashiq kundër shpalljes së “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut” si...

Nenad Rashiq kundër shpalljes së “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste

Ministri për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq, ka votuar kundër vendimit të Qeverisë për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Këto organizata operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, Rashiq tha se duhet kuptuar se në vend që të gjendet një mënyrë e komunikimit dhe lidhje të mirë me qytetarë, ato çdo ditë po ndërpriten.

“Është më komplekse dhe më e vështirë të gjendet një bashkëbisedues në veri të vendit. Ne nuk i japim alternativa në zgjatjen/vazhdimin e proceseve normale por shpesh po e shfaqim vetëm shkopin”, tha Rashiq.

Tutje, ai tha se duke i shpallur këto grupe si organizata terroriste, nuk po sheh mënyrë se si qeveria do të mund të jetë e afërt dhe si do t’i bind qytetarët se ajo që po bën është në të mirë të tyre.

“Sovraniteti kurrë nuk ka qenë I diskutueshëm për mua as për shumicën e qytetarëve atje, por kuptoni që në veri ekziston vakuumi që 23 -24 vjet. Me hapa të vegjël por të sigurt, ta shikojmë edhe një herë këtë propozim”.

“Pavarësisht se shumica nga ta janë të zhgënjyer/mohuar madje edhe të manipuluar prapëseprapë ata janë qytetarët tanë, nuk janë ata fajtorët kryesorë që nuk kanë informata të mjaftueshme. Dikush tjetër menaxhon me ta që një kohë të gjatë”, tha Rashiq.

Përderisa në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet e ndërmarra nga këto grupe, si sulmet ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve të tjerë, veprime të cilat i ka konsideruar kërcënim për rendin juridik e kushtetues të vendit.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR-it, shkaktimi i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe”.

“Rendi kushtetues e juridik është i pakompromis dhe duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, shpallen organizata terroriste”.

“Niveli i rrezikut prej tyre është i lartë dhe institucionet janë në përpjekje të vazhdueshme për kundërvënie ndaj aktiviteteve dhe parandalimit të pasojave”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments