1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTensionet në veri të Kosovës,Edi Rama në rolin e BABA VANGJËS...

Tensionet në veri të Kosovës,Edi Rama në rolin e BABA VANGJËS vs BURDUSHIT : Krijimi i një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës është rrezik real.

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

EDI RAMA nga gafi në deklaratë idioteske . Pasi u korrit me deklaratën RRUFE propozimi-(drafti ) për krijimin e Zajednicës kinse ide nga ndërkombëtarët ,shkarja vazhdoi dhe nuk ka të ndalur…turpin e filloi me pritjen e deklaratës së KFORIT për kidnapimin e tre policëve të Kosovës, mezi se u deklarua pasi DASH-i i kërkoi Vuçiçit lirimin menjëherë të tre policëve të Kosovës ,dhe vazhdon rrëshqitja po tash vihet në rolin e fallxhorit të BABA VANGJËS vs BURDUSH-it …nuk i ka hije me tamam një burrështeti të jep deklarata që menjëherë bien në ujë…please be serious…jeni kryeministër dhe jo në kafene …www.telegrami.mk

==============================

lajmi aktiv që qarkullon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet sa më parë, pasi siç ka thënë ai, perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është një rrezik real.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Holandë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me presidentët rumun, polak e lituanez, Rama tha se duhet të bëhet gjithçka për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë.

Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it, si një garanci për sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm, derisa u shpreh se dëshiron të shoh tek arrin sukses dialogu i BE-së.

“Perspektiva e krijimit të një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar”, tha Rama, transmeton kp.

Rama tha se është një situatë shqetësuese që duhet zgjidhur, pasi “nuk duam të shohim një tjetër thyerje në Ballkanin Perëndimor”.

“Gjithashtu mund të bisedojmë për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për Kosovën veriore, ku disa javë më parë ushtarët e NATO-s u lënduan. Shpresoj që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt, sepse në të kundërt mund të sjellë fund katastrofik. Nuk mund të shohim një thyerje në rajonin tonë, që ka bërë shumë arritje”.

Jens Stoltenberg dhe Mark Rutte organizuan sonte darkën për disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s, në prag të Samitit të Vilniusit që mbahet më 11 dhe 12 korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments