Kryetarja e partisë bullgare BSP dhe ish-ministre, Kornelia Ninova, mendon se Maqedonia e Veriut ende nuk e meriton të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Për mendimin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, nuk i ndan vlerat e BE-së.
Gjuha e urrejtjes, agresionit, qëndrimi agresiv ndaj Bullgarisë dhe ndaj njerëzve me vetëdije bullgare tregon se ata nuk janë gati për këtë dhe dëshmon qëndrimin e “BSP për Bullgarinë”, e cila nuk e mbështeti vendimin e parlamentit për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryetarja e BSP-së, në një intervistë për “BNR”.
Pak ditë më parë, partia e saj propozoi të votohej një projekt-deklaratë në Asamblenë Kombëtare Bullgare në lidhje me, siç thonë ata, narrativën antibullgare në Maqedoni