16.6 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaLajmeRipostim / Presidentja Vjosa Osmani ka ngritur alarmin se kryeministrit Albin...

Ripostim / Presidentja Vjosa Osmani ka ngritur alarmin se kryeministrit Albin Kurtit i janë propozuar dokumente të tmerrshme.BE / ‘Po nxit Serbinë që të prodhojë kriza'(video)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur alarmin se kryeministrit Albin Kurtit i janë propozuar dokumente të tmerrshme. Sipas saj Kosova ka bërë mirë që nuk i ka pranuar këto drafte. “Me kryeministrin jemi takuar siç takohemi gjithnjë, edhe para takimit të kryeministrit në Bruksel edhe pas kthimit jemi takuar dhe kemi diskutuar në detaje para se të shkoj në Ohër. Duhet të them se këto janë versione të tmerrshme të cilat Republika e Kosovës ka bërë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonisht të padrejta që e kanë trajtuar Kosovën në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me palën tjetër”, ka thënë Osmani. Presidentja shtoi se për të janë të papranueshme këto iniciativa nga faktori ndërkombëtar. “Nganjëherë për mua si presidente është vështirë të besoj që dikush nga komuniteti ndërkombëtar merr iniciativa të tillë që vendosin vetëm njërën palë në një pozitë kaq të pabarabartë”, tha Osmani. Ajo shtoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi. Sipas saj, BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes edhe pse kjo është një qasje po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon, sepse po e inkurajon Serbinë në njëfarë mënyre që të prodhoj krizë pas krize.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments