6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLajçak e pranon: Kam disa informacione ku po mbahen policët kosovarë

Lajçak e pranon: Kam disa informacione ku po mbahen policët kosovarë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë disa informacione ku po mbahen policët kosovarë. Tre policisë kosovarë të mërkurën u kidnapuan nga forcat serbe.

Për këtë, Lajçak ka thënë se kanë kontakte me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

“Ne kemi më shumë nevojë të dimë se çfarë ka ndodhur Kemi disa informacione dhe jemi duke mbajtur kontakte me të dyja palët”, ka thënë shkurtimisht diplomati sllovak për Geo Post, teksa shtoi se po presin që palët të paraqesin provat.

Për këtë çështje ka pasur reagim edhe nga departamenti i shtetit, duke kërkuar që policët të lirohen pa kushte.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kjo çfarë ka bërë Serbia është rrëmbim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments