Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit, në të cilin iu referua situatës në vend, por edhe problemeve të shumta në botë.
Në fillim të fjalimit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe rrjedhimisht administrata e tij, u përballën me shumë sfida, duke përfshirë pasigurinë ekonomike, luftën në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe më shumë çëështje tjera, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Biden theksoi se pasojat e sulmit në Kapitol ende po ndihen, por se asgjë nuk mund të kërcënojë demokracinë amerikane.
“Historia e Amerikës është një histori e përparimit dhe rezistencës. Demokracia amerikane mbetet e pathyeshme. Nuk ka asnjë arsye që republikanët dhe demokratët të mos punojnë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na ka dërguar një mesazh të qartë. Lufta për hir të luftës, pushtet për pushtet, konflikti për konflikt, nuk po na çon askund. Ky ka qene gjithmonë vizioni im për vendin. Të rikthehet shpirti i kombit, të rikthehet shtylla kurrizore e Amerikës klasa e mesme. Të bashkojmë vendin. Ne na dërguan këtu të kryejmë punën”, tha Biden.Ndoshta pjesa më interesante e fjalimit lidhej me gjendjen e ekonomisë amerikane, ku Biden hyri në një debat me përfaqësues të Partisë Republikane.