Në asnjë moment Lëvizja Besa nuk ka kalkuluar dhe nuk do të kalkulojë me orientimin gjeostrategjik të Maqedonisë së Veriut”, kështu kishte deklaruar kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në nëntor të vitit 2021, njofton indeks.mk
Por ky qëndrim i Kasamit u ndryshua pa kaluar as një vit i plotë nga qeverisja me LSDM-në.
Pikërisht, pas një viti është po prapë Bilall Kasami, i cili nga selia e Lëvizjes Besa dërgoi një apel deri tek Qeveria, por kësaj here jo për mbështetje në rrugën drejtë BE-së, por për bllokim dhe kushtëzim dhe duke bërë kalkulime për përfitime politike me orientimin gjieostrategjik të vendit dhe duke u bashkuar në një front me Levicën dhe VMRO-në, për të penguar integrimin e vendit në BE dhe bllokimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kundër Kasamit dhe qëndrimeve të tij që ndryshojnë sa hap e mbyll sytë kanë dalë njohësit e rrethanave politike po edhe ish-aktivistë të cilët i kujtojnë Kasamit se deputetët dhe forcën e zërin në Kuvend e gjithandej Lëvizja Besa e mori pas koalicionimit në “Mundemi” me LSDM-në e Zaevit, e cila sipas analistëve, Kasamit në “tavolonë” ia dha katër deputetë.
Analistët dhe ish-aktivistët shkojnë edhe më tutje, duke thënë se Kasami e shiti Besën tek Levica e VMRO-ja me shpresë për një copë pushtet në të ardhmen./indeks.mk/