Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot filloi gjykimi për “Besa Trans”, kompania me autobus të së cilës në nëntor të vitit të kaluar në një aksident në Bullgari mbetën të vdekur 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale “falsifikim dokumentesh”. Rastin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vlladimir Milloshevski.