Vladimir Putin mund Agata Kristin? “Dhjetë indianët e vegjël” është libri i shkrimtaresangleze, që shiti mbi 110 milionë kopje, duke thyer të gjitha rekordet. Ai rrëfen historinë e 10 të ftuarve në një vilë në një ishullin Devon, të cilët vdesin një e nga një në kohë të caktuara dhe përmes mënyrave të tmerrshme.
Ndërkohë në Rusi numërohen tashmë 12 oligarkë dhe menaxherë rusë, që kanë vdekur në një mënyrë misterioze që nga fillimi i këtij viti. Por nëse lëmë mënjanë numrin, ekzistojnë të paktën 4 dallime të rëndësishme. Së pari,skena e ngjarjeve nuk është një ishull pa asnjë mjet komunikimi me botën, por e gjithë Evropa dhe madje edhe SHBA-ja.
Së dyti, ritmi që shoqëron këto vdekje nuk është një këngë, por lajmet e luftës në Ukrainë.
Së treti ndërsa në librin e Kristit, autori mbetet i pa dyshuar deri në fund, në rastin konkret kushdo që e njeh sadopak Rusinë, sugjeron se pas këtyre vdekjen qëndron Putin. Dhe e katërta, historia e Agata Kristit është e trilluar, ndërsa vdekja e 12 rusëve është një fakt ivërtetë.
I fundit që vdiq është Ravil Maganov. Nëndrejtor i kompanisë ”Lukoil” dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve. Zyrtarisht u raportua se humbi jetën pasi u “rrëzua” nga dritarja e katit të gjashtë të Spitali Klinik Qendror në Moskë, ku sapo kishte vdekur Gorbaçovi, dhe që konsiderohet si spitali më i mirë në Rusi.
Ai ishte 67 vjeç, dhe në një deklaratë të saj kompania “Lukoil” shprehet: ”Me hidhërim të madh ju njoftojnë se Ravil Maganov, kryetar i Bordit të Drejtorëve, ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë. Ravil Ulfatoviç dha një kontribut të paçmuar jo vetëm në zhvillimin e kompanisë, por të gjithë industrinë ruse të naftës dhe gazit”.
Asnjë përmendje të rrethanave të vdekjes së tij. Disa zëra folën për edhe për problemet e zemrës dhe zhytjes nënjë depresion të thellë. Agjencia ruse lajmeve Tass specifikon më tej:atak në zemër, ndërsa kurohej edhe me anti-depresivë.
Me pak fjalë, ekzistojnë dy hipoteza. E para, u rrëzua nga agjentët e shërbimit sekret pasi bordi i Lukoil kritikoi hapur në mars operacionin ushtarak në Ukrainë, duke bërë thirrje për “përfundim të shpejtë të konfliktit të armatosur”, dhe shprehur “afërsi të sinqertë me të gjitha viktimat”. Së dyti, i dëshpëruar nga të qenit numri 2 i gjigantit të dytë rus të naftës, Maganov u ndje keq ndërsa po qëndronte në dritare dhe u rrëzua poshtë.
I pari në listën me 12 viktima vdiq më 29 janar, ende pa nisur lufta. Bëhet fjalë për Leonid Shulman, 60 vjeç, kreu i shërbimit të transportit të “Gazprom Invest”. Thuhet se ai u gjet i vdekur në banjën e vilës së tij, në periferi të Moskës. Pranë iu gjet një shënim, në të cilin ai ankohej për dhimbje nga një këmbë e thyer.
Por sipas shërbimit sekret ukrainas, ai kishte prerje të thella në trupin e tij të gjakosur. Nga ana tjetër, sipas revistës “Fortune”, Shulman ishte në telashe për shkak të një hetim përmashtrim. Më 25 shkurt, ditën e parë të luftës, ndodhi vdekja e dyta. Ajo e Aleksandër Tjuliako, 61 vjeç, zëvendësdrejtor i Bankës Gazprom.
Ai u gjet i varur në garazhin e vilës së tij. Edhe ai pati një shënim pranë, përmbajtja e të cilit ende nuk dihet. Shërbimi i sigurisë i Gazprom i përzuri që të gjithë nga vendi i krimit; madje edhe policinë. Më 28 shkurt, i treti në listë ishte Majkëll Uorford, 66 vjeç. Emri i vërtetë Mikail Tolstosheja, me origjinë ukrainase.
Pasi u bë i pasur nga nafta dhe gazi, ai emigroi në vitin 2000 në Britaninë e Madhe, ku ndryshoi shtetësinë, emrin dhe veprimtarinë profesionale, duke u marrë me pasuritë e paluajtshme. Trupi i tij u gjet gjithashtu në një garazh në shtëpinë e tij në Sarrej. Policia britanike përjashton pistën e vrasjes, por e quan vdekjen si “të pashpjegueshme”.
Më 23 mars, ishte radha e Vasili Melnikov, 43 vjeç, pronar i kompanisë Medstom që importon pajisje mjekësore. Në apartamentin e tij luksoz në Nizhni Novgorod nuk u gjet vetëm trupi i tij, por edhe i gruas dhe i 2 fëmijëve. Shkaku i vdekjes:plagë me thikë të shkaktuara nga disa thika të gjetura në vendin e krimit.
Për shkak të sanksioneve, Medstom ishte në prag të falimentimit. Më 18 prill, i pesti në listë ishte Vladisllav Avaev,51 vjeç, nëndrejtor i Gazprombank dhe ish-zyrtar i Kremlinit. Sërish pranë trupit të tij në shtëpinë e tij në Moskës u gjetën ato të gruas së tij dhe një vajze 13-vjeçare.
Po ashtu edhe një armë, me të cilën ai do t’i vriste fillimisht 2 gratë, dhe më pas do të kryente vetëvrasje. “E vrauPutin”– ishte akuza e forte e Igor Volobuev, ish-zëvendëspresident i Gazprom, që u arratis dhe shkoi në vendlindjen e tij në Ukrainë, për të luftuar kundër pushtuesve.
Më 21 prill, është radha e Sergej Protosenja, 55 vjeç, menaxheri kryesor i Novatek, gjiganti i dytë më i madh energjetik në Rusi pas Gazprom, me një pasuri personale prej 400 milionë eurosh. Kufoma e tij u gjet së bashku me atë të gruas dhe vajzës 18-vjeçare në Lloret de Mar, 70 km larg Barcelonës, në një vilë të marrë qira për festën e Pashkëve.
Ai ishte mbytur, ndërsa 2 femrat ishin të goditura me thikë. Djali i familjes që në atë moment ndodhej në Francë, e përjashton absolutisht skenarin vrasje-vetëvrasje. 1 maji regjistroi vdekjen e shtatë misteroze. Andrei Krukovski, 37 vjeç, drejtor i resortit të skive Gazprom në Krasnaja Poljana, vdes në Kaukaz.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, “ai u rrëzua nga një shkëmb” në Soçi. “Ai i donte malet dhe aty e gjeti paqen.Tragjedia ndodhi në rrugën për në fortesën Akzepsinskaja”- vijoi raportimi. Më 7 maj, i teti në listë ishte Aleksandër Subotin:43 vjeç, ish-drejtues i Lukoil, por anëtar i Bordit të Drejtorëve, si dhe vëllai i tij Valeri Subotin, ish-zëvendës president i seksionit tëblerjes dhe shitjes së naftës në Lukoil.
Ai vdiq nga një sulm në zemrës, pasi iu nënshtrua një kure popullore në Mitisçi, 19 km larg Moskës. Ishte një tepari, së cilës ai i nënshtrohej shpesh për t’u shëruar nga varësia nga alkooli. Kura bazohej tek helmi i bretkosave, që shmang të vjellat dhe në të njëjtën kohë e forcon sistemin imunitar.
Në të njëjtën kohë, mjekët popullorë thërrasin shpirtrat, duke sakrifikuar disa gjela dhe duke u larë me gjakun e tyre. Por këtë herë ai u ndje kaq dhe shamani Magua, me gruan e tij, në vend se t’i telefononin menjëherë urgjencës, preferoi të provonte ilaçin Korvalol, një qetësues i bazuar në barishte natyrale.
Më 27 qershor, i nënti ishte Jevgeni Palant, 47 vjeç, me origjinë ukrainase, pronar i kompanisë celulare, A-Mobile,aktive në Abkhazi, dhe gjithashtu financier i një Teatri Dramatik Rus në të njëjtën republikë të shkëputur nga Gjeorgjia.
Trupi i tij i zhveshur u gjend në rrethinat e Moskës, pranë gruas së tij Olga, 50 vjeçe, nga vajza 20-vjeçare Polina. Pasi zbuloi se donte ta linte, gruaja e goditi 14 herë më thikë. Më pasvizatoi në mur dy zemra me gjakun e saj, dhe në fund u vetëvra. Kështu pretendojnë mediat pro–qeveritare.
Më 5 korrik, i dhjeti ishte Juri Voronov, 61 vjeç, pronar i Astra-Shipping, një kompani logjistike që kishte nënshkruar disa kontrata me Gazprom për shpimet në Arktik. Trupi i tij u gjet në mesin e pishinës në banesën e tij luksoze, me një plumb në kokë dhe një armë aty pranë.
Hetuesit thanë se vdekja u shkaktua nga një “mosmarrëveshjeje me partnerët e biznesit”, pasi sipas të vesë, bashkëshorti ankohej se njerëzit po e tradhtonin. Por kamerat e sigurisë nuk tregojnë asnjë vizita apo hyrjen e ndonjë të panjohurit në orët para ngjarjes.
Më 14 gusht, i njëmbëdhjeti në listë është Den Rapoport, 52 vjeç, financier dhe ndërmjetës me origjinë letoneze. Pasi u bë i pasur në Rusi, ai u largua jashtë vendit duke u bërë një kritik i fortë i qeverisë së Putinit. Rrëzohet orët e vona të natës nga një godinë në Uashington.
Në momentin e vdekjes së tij, në kokë mbante një kapele portokalli, ndërsa në dorë kishte 2620 dollarë, por as portofol dhe as kartë krediti. Rrethanat e vdekjes së tij përshkruhen si “tejet të dyshimta” nga Bill Brouder, një ish-financier amerikan që dikur ka punuar në Moskë, djali i një lideri të famshëm të Partisë Komuniste të SHBA-së, qëu bë më vonë një nga mbështetësit kryesorë të sanksioneve kundër Rusisë së Putinit pas vrasjes të avokatit të tij rus Sergei Manjicki në vitin 2009. / “Linkiesta”