11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionGazeta Vreme, 1925 / “Shkaktarët e rrënimit të xhamisë së gurtë në...

Gazeta Vreme, 1925 / “Shkaktarët e rrënimit të xhamisë së gurtë në Shkup”

Abdulla Mehmeti, Akademik

Dëshmi

“Shkupi që po vdes dhe Shkupi që po ngrihet”

“VLERAT KULTURORE SHQIPTARE NË SHKUP,

QË I MBROJTI EDHE SHTYPI I LIRË SERB I KOHËS,

NUK I MBRON POLITIKA E SOTME SHQIPTARE!

“Shtyllat e gurit të kësaj xhamie, që nuk mund të hasen në asnjë vend të botës, janë hedhur në lumin Vardar”

(Këto shtylla, ku është ndërtuar kjo xhami (1495) më parë kanë qenë pjesë të ndonjë monumenti të lashtë nga periudha ilire-dardane, prandaj as pushteti i Turqisë së sotme nuk ka shprehur interesim të ruhen gjurmët e kësaj xhamie. Shënimi im)

Xhamia Burmali u ndërtua në vitin 1495 në anën e djathtë të lumit Vardar pranë Urës së Gurit në qendër të Shkupit. Ajo ishte njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit e cila u rrënua nga regjimi akupator serb dhe fanatikët ortodoksë vendës, në vitin 1925.

Rrënimi i Xhamisë Burmali në Shkup, në vitin 1925 nuk kaloi pa lënë gjurmë në shtypin e kohës. Gazeta “Vreme” e gjashtë shtatorit të vitit 1925, shkruan se një nga shkaqet kryesore të rrënimit të xhamisë së gurtë ishin fanatikët ortodoksë. Në një artikull të titulluar “Shkupi që po vdes dhe Shkupi që po ngrihet”, gazeta shkruan se një nga arsyet e rrënimit të Burmali Xhamisë, ose xhamisë së gurtë është që të zgjerohet hapësira e sheshit të qytetit.

“Në këtë vend është ngritur shtëpia e Oficerëve që është dhe ndërtesa më e mirë në Shkup. Por përfundimisht kjo ndërtesë e re e humb pamjen e qytetit të Shkupit, pasi xhamia ka pas atë pamjen që identifikonte qytetin”, shkruan gazeta. Sipas “Vreme”-s së vitit 1925 që botohej në Beograd në sheshin e Shkupit mund të ishin të dyja, edhe Shtëpia e Oficerëve, edhe xhamia që do të begatonin qytetin, mirëpo, sipas gazetës kjo nuk u ka konvenuar fanatikëve ortodoksë.

“Kanë mundur ta rrënojnë vetëm minaren dhe objekti të ruhej e të mund të shndërrohej në muze. Sidomos është dashur të ruhen shtyllat e gurit të cilat nuk mund të hasen në asnjë vend të botës, të cilat janë hedhur në lumin Vardar”, shkruan ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Ndërkaq, arsye tjetër e rrënimit të Xhamisë Burmali ka qenë se, në vitin 1925 u rrënuan edhe 120 xhami të tjera që kishte Shkupi”.(Material i huazuar)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments