10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajme800 mijë euro për Komunat e Pollogut,a ndahet proporcionalisht buxheti për Komunat?

800 mijë euro për Komunat e Pollogut,a ndahet proporcionalisht buxheti për Komunat?

Shkuan bashkë për të parë punimet në rrugën që çon tek deponia Rusino.
Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi dhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari nuk pajtohen me ministrin e vetëqeverisjes lokale Goran Milevskin për ndarjen e buxhetit dhe investitorëve. Taravari thotë se shteti investitorët po i orienton më shumë kah pjesa lindore se sa në pjesën perëndimore.

“Buxheti është i kufizuar, i limituar, ju keni një periudhë për shembull 50 milion edhe ato mund t’i shfrytëzoni, nuk mundeni më shumë. Bindja ime është shumë më shumë investohet, por edhe kur vijnë firma investuese, e kamë këtë bindje si qytetar jo si kryetar komune, se shumë më shumë investitorë dërgohen në pjesën Lindore, se sa në pjesën perëndimore”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Edhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thotë se buxheti për komunat shqiptare nuk ndahet në
mënyrë të balancuar.

“Parimisht buxheti i vendit duhet të ndahet sipas parimit të zhvillimit të barabartë rajonal. Atë e diskutuam edhe bashkërisht atje lartë. Mendoj që ajo është një prej obligimeve që pas hapjes së bisedimeve vendi ynë do apo nuk do patjetër e ka që ta implementojë. Normalisht shumë fakte flasin që për vite me radhë ai zhvillim i balancuar po të kishte qenë i barabartë sigurisht që ju nuk do e bënit atë pyetje, do me thanë që ka probleme në atë drejtim”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski thotë se për këtë vit komunave të Pollogut u janë ndarë 55 milion denarë.

“Komunat nuk i ndajmë në shqiptare dhe maqedonase. Ministria punon sipas ideologjisë së zhvillimi të barabartë rajonal, kështu që mjetet ndahen në mënyrë procentuale për tetë rajonet planifikuese. Cilat projekte zgjidhen nga rajonet planifikuese atë e vendosin vetë, siç është shembulli këtu, të gjitha komunat e rajonit të Pollogut u bashkuan për një ide të përbashkët – rruga deri te deponia Rusino. Këtë vit ministria ndau 55 milion denarë. Këto mjete kuptohet janë ndarë para se unë të bëhem ministër, unë praktikisht jam ministër dy muaj. Programet mbaruan në periudhën e para të vitit por ministria në këtë rajon – Pollog, ka ndarë 55 milion denarë”, tha ministri i Vetqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Në Pollog gravitojnë 9 komuna, ndërsa përballen me probleme të shumta, si rrugë të pa asfaltuara, mos pasja e ujit, kanalizimi, si dhe deponitë e egra.
Nga Ministria për vetëqeverisje lokale thonë se me ndryshimet e reja që do të propozohen në Ligjin për zhvillimin e ekuilibruar lokal duhet të kontribuojnë në shpërndarjen e barabartë të fondeve të buxhetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments