9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme15 zjarre brenda 12 orëve në Tetovë, zjarrfikësit intervenojnë me kamion të...

15 zjarre brenda 12 orëve në Tetovë, zjarrfikësit intervenojnë me kamion të vitit 1968

Për 12 orë Njësia kundër Zjarrit në qytetin e Tetovës ka intervenuar në 15 vatra zjarri. Këtë e kanë bërë me kamionë të vitit 1968. Zjarrfikësit e Tetovës kanë në dispozicion rreth tetë kamionë për të shuar zjarret, e që nuk janë të rralla, sidomos gjatë verës, pasi që duhet të mbulojnë 5 komuna rurale. Kamioni më i ri për është i vitit 2009, ndërsa më i vjetri i 1968-tës.

“Nga automjetet që disponojmë ne si Njësi kundër zjarrit në Tetovë, mund të them se mesatarja e vjetërsisë e këtyre automjeteve kundër zjarrit të Tetovë që ne shërbejmë qytetarët e Tetovës dhe pesë komunave rorale, siç janë Tearca, Bërvenca, Bogovinja, Zhelina dhe Jegunovca është mbi 30 vjet. Automjeti më i vjetër në këtë autopark të NJTKZ është i vitit ‘68 dhe ‘72”, deklaroi Uka Aliti, komandant i NjTKZ Tetovë.

Sipas Alitit gjatë dje më shumë zjarre ka pasur në komunë e Bërvenicës, ndërsa një ndër komunat më të rrezikuara është Zhelina pasi që është në territorin e Malit të Thatë.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme kemi pasur mbi 15 intervenime , them 15 aq sa i kemi evidentuar, që kanë qenë të gjithë në rajonin e Pollogut dhe nga ana jonë kanë qenë të suksesshme pasi kemi likuiduar apo kemi lokalizuar që janë paraqitur në rajonin e Pollogut”, shtoi Aliti.

Kryetari i Bërvenicës, Enver Pajaziti, thotë se në komunë kanë në dispozicion një cisternë që e shfrytëzojnë për shuarjen e zjarrit, e nëse situata eskalon, si në ditën e djeshme, ata kërkojnë ndihmë nga zjarrfikësit e Tetovës dhe Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri përhapeshe në tre drejtime, për nga fshati Stençe, Vollkovi, Tenovë dhe Radiovc, por falë intervenimit të shtabit të krizës të komunës së Bërvenicës që i aktivizoi edhe punëtorët e ndërmarrjes publike me cisternën që posedojmë dhe ekskavatorin, pastaj na dolën në ndihmë edhe zjarrfikësit e Tetovës në krye me z.Uka, arritën të lokalizojnë por koha pas kohe, për shkak të erës, zjarri bartej nga njëra vatër tek tjera, por deri orën 23 arritëm ta lokalizojmë dhe gjithçka ishte nën kontroll”, deklaroi Enver Pajaziti, kryetar i Bërvenicës.

Në Pollog vetëm qyteti i Tetovës dhe Gostivari kanë njësi kundër zjarrit, ndërsa komunat rurale dhe pse kanë zjarrfikës vullnetarë, të përgatitur dhe të licencuar, asnjë nga këto komuna nuk posedon njësi territoriale kundër zjarrit. Megjithatë bashkësitë lokale kanë kamion kundër zjarrit që zakonisht janë sjellë nga mërgimtarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments