1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajme112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë,ngritet Flamuri Kombëtar.

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë,ngritet Flamuri Kombëtar.

Mbahet në Tiranë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej.

Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër.

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë morën pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments