BallinaLajme10 vendet më të varfëra në Europë .MAQEDONIA E VERIUT NË VENDIN...

10 vendet më të varfëra në Europë .MAQEDONIA E VERIUT NË VENDIN E 6.Bien lavdatat e MICKOSKIT…

Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Europë, menjëherë pas Moldavisë, sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas,, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP), përcjell TV21. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut renditet e 6, në top 10 vendet më të varfra në Evropë.

Sipas raportit, ekonomia e Kosovës është e vogël dhe e orientuar nga shërbimet, ku ndërtimtaria, tregtia me pakicë dhe remitancat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të matur.

“Remitencat nga diaspora kosovare (e përqendruar në Gjermani, Zvicër dhe Austri) arrijnë rregullisht në rreth 15% të GDP-së, një nga raportet më të larta në botë. Rritja reale e GDP-së ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë pesë viteve të fundit, por papunësia e të rinjve është afër 30% dhe një e treta e të rinjve kosovarë nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim”, thuhet ndër tjerash në raport.

Në përmendet edhe “njohja e kufizuar ndërkombëtare” e vendit, gjë që, siç thuhet në raport, “kufizon qasjen në institucionet ndërkombëtare dhe ngadalëson investimet e huaja”.

Për Maqedoninë e Veriut thuhet se rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme por e ulët, rreth 2% në vitet e fundit. Papunësia ka rënë ndjeshëm nën 13% në vitin 2024, megjithëse më herët ishte mbi 30%. Ekonomia bazohet kryesisht në industri si metalet, tekstili, pjesët automobilistike dhe turizmi, sidomos në Ohër dhe Shkup.

“Rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme, por modeste, duke u mesatarizuar rreth 2% në vitet e fundit. Papunësia ka rënë ndjeshëm, duke zbritur nën 13% në vitin 2024, pasi kishte qenë mbi 30% në fillim të viteve 2010 (ende një nga normat më të larta në Evropë). Ekonomia mbështetet në sektorët e metaleve, tekstilit, komponentëve automobilistikë për zinxhirët evropianë të furnizimit, si dhe gjithnjë e më shumë në turizëm në rajonin e liqenit të Ohrit dhe zonën e Shkupit”, thuhet në raport për Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të raportit, Moldavia mbetet shteti më i varfër në Europë me GDP për kokë banori sipas PPP-së prej rreth 19,700 dollarësh. Pas saj renditet Kosova me rreth 20,400 dollarë për kokë banori, e ndjekur nga Ukraina me 21,000 dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 22,800 dollarë, Maqedonia e Veriut me 24,300 dollarë, Bjellorusia me 25,500 dollarë, Shqipëria me 25,600 dollarë, Serbia me 28,500 dollarë, Mali i Zi me 31,000 dollarë dhe Bullgaria me 36,000 dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments