Lojërat Olimpike mund të mos mbahen as në vitin 2021?!

0
57

Një ekspert japonez për virusin ka paralajmëruar se Lojërat Olimpike në Tokio mund të mos jenë në gjendje të mbahn as në vitin 2021. Lojërat u shtynë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit, përcjell portali rtv21.tv

“Mbajtja e Olimpiadës ka nevojë për dy kushte: kontrollin e Covid-19 në Japoni dhe kontrollin e Covid-19 kudo në botë, sepse ju duhet të ftoni atletët dhe audiencën nga e gjithë bota”, tha Kentaro Iwata, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Kobe.

“Japonia mund të jetë në gjendje të kontrollojë këtë sëmundje deri në verën e ardhshme, por nuk mendoj se do të ndodhte kudo në botë, kështu që në këtë drejtim unë jam shumë pesimist për mbajtjen e Lojërave Olimpike verën e ardhshme.”

Vendimi për të shtyrë ngjarjen për vitin e ardhshëm ishte i diskutueshëm dhe Japonia për një kohë të gjatë këmbënguli se ata do të ishin në gjendje të shkojnë përpara këtë verë. Vetëm kur trupat e atletikës disa vende paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë, Tokio dhe IOC shtynë lojërat./21Media