13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZyra e kryeministrit Kurti: Propozimet për dinarin janë në linjë me rregulloren...

Zyra e kryeministrit Kurti: Propozimet për dinarin janë në linjë me rregulloren e BQK-së

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti ka lëshuar një komunikatë për media ku jepen detaje nga takimi i sotëm në Bruksel në të cilin Kosova u përfaqësua nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.

Në këtë komunikatë thuhet se tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb brenda rregullores se BQK-së.

“Takimet u zhvilluan në format trilateral e bilateral. Tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore.Pala jonë, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet e sotme i prezantoi e argumentoi ato. Propozimet tona janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën ritheksojmë se përmbajtja e së cilës nuk po diskutohet”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet nga lehtësuesi i procesit është vënë në dukje se propozimet e palëve nuk janë përafruar ende dhe paraqitet nevoja për potencialisht një takim të radhës për javën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments