4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeZv/ kryeministri Haki Abazi: Asnjë nismë e vendim i Thaçit s’është i...

Zv/ kryeministri Haki Abazi: Asnjë nismë e vendim i Thaçit s’është i mirë për vendin, propozimi i tij është obstruksion kundër qeverisë

Pasi doli në konferencë të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se asnjë nismë e vendim i Thaçit nuk është në të mirë të vendit.

Sipas tij, të gjitha vendimet e presidentit deri tash kanë rezultuar të pavlera dhe të pasukeesshme.

“Asnjë nismë e vendim i Thaçit nuk ka rezultuar në sukses dhe vlerë dhe as në të mirë të shëndetit të vendit”, ka shkruar Abazi.

Propozimi i Thaçit sipas Abazit është qëllimkeq dhe obsktruksion kundës qeverisë.

“Tentimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme përkundër masave dhe veprimeve të shkëlqyeshme të qeverisë, është qëllimkeq dhe në vazhdimësinë e obstruksioneve kundër qeverisë Kurti”, ka shkruar Abazi.

Propozimi i Thaçit duket se e ka ndarë në dysh edhe qeverinë, me LVV-në që e kundërshton këtë dhe me LDK-në, kryetari i së cilës, Isa Mustafa kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dje paradite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments