7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeZoran Zaevi për “Kurir-in” Serb: Problemi me Bullgarinë tani s’mund të zgjidhet?...

Zoran Zaevi për “Kurir-in” Serb: Problemi me Bullgarinë tani s’mund të zgjidhet? Mos i kallxoni Artan G. dhe Bujar O.

Lajmi interaktiv

Se rrena i ka këmbët e shkurta populli shqiptar autokton në Maqedoni e ka të njohur që nga 1945 me formimini e RSFJ ,por ama se politikanë të caktuar që nuk marrin vesh por dhe budallallëkun e vet apo më mirë të themi etjen për pushtet duan tua shesin të tjerëve si realitet ,kjo ndodhi vetëm me ekipet e BDI deri tash nga 2002-2021 ,do e bëjmë,e bëjmë ,ju nuk mirni vesht etj ishin tipare të Ali Shukriut dhe Llazar Mojsovit 1981 (Mojsovi aso kohe Kryetar i Parlamentit të RSFJ i njohur edhe si shtabni dokumenti kur në parlamentin e RSFJ nxori gjoja dokumente sekrete për separatizëm dhe duke tundur letra të bardha boshe para deputetëve për intervenim dhe dërguarje të policive të 6 republikave dhe të Vojvodinës në Kosovë ) e tash i kemi këto elemente të inkorporuara në BDI në ZVKPRMV Artan Grubin dhe Bujar Osmanin .Më e reja Varheley komisioneri special i KE për zgjërim të BE mes Shkupit para Kryeministrit Zaev një muaj më parë ua tha troç NANE MACEDONIJA në BE ….ALBANIA YES ….këta u ngritën në këmbë nëpër mediume nuk flet Vahrley në emër të KE…në Qershor 2021 e kemi datën nën mandatin e Portugezëve ….e tash o shoku i Mukit o Artan Grubi,Kryeministri Zoran Zaevi a flet në emër të Qeverisë në KURIR.rs .për ikjen edhe të një viti dhe mos lëshimi pe të Bullgarisë ….Mickoski me qindra raste ka thënë Zaev çim zine usta lazhe …ama ju dy pa e hapur gojën …A PUSTO PUSHTETI SA i LEZETSHËM ama edhe Shutka dhe Idrizova sa afër Shkupit janë çuditërisht …..do bini nga pushteti pa le të jetë kjo edhe pas 4 viteve …po do mbeteni si Ali Shukriu dhe Llazar Mosjsovi në kujtersën e popullatës autoktone shqiptare në RMV …budalllallëkun tuaj shitne në BDI ….

———————————————————-

lajmi aktiv që qarkullon

 Non-pejpërit e ndryshëm për zgjidhje të problemit të Kosovës më shqetësojnë, pasi në Ballkan nuk janë shëruar të gjitha plagët, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për gazetën serbe “Kurir”. Ai tha se gjithmonë kur Bashkimi Evropian i bllokon proceset eurointegruese po paraqiten non-papera dhe ide radikale për krijim të kufijve të reja në rajon. I pyetur nëse është i shqetësuar rreth paralajmërimeve për një Shqipëri të madhe, Zaevi u përgjigj se zgjidhja e kësaj çështjeje do të ishte nëse të gjitha vendet hyjnë në BE.“Asnjëherë nuk mund të them Jo me siguri, kjo do të ishte e vështirë në Maqedoninë e Veriut për shkak se jemi vend anëtar i NATO-s dhe me çdo kërcënim ndaj territorit dhe integritetit tonë do të aktivizohej neni 5 nga marrëveshja me NATO-n. Megjithatë, nuk mund të them përfundimisht JO, për shkak se nuk e dini deri ku mund të shkojë dikush me provokimet. Andaj zgjidhja është që çdo vend të hyjë në BE-në”, u shpreh Zaev.

Në lidhje me kontestin me Bullgarinë dhe bllokadën e fillimit të negociatave me BE-në, Zaev tha se ekziston zgjidhje por duhet të zgjidhet momenti i vërtetë.

 “Kur ka zgjedhje në Ballkan, këto janë momente të vështira, problemet po zgjidhen vështirë, ndërsa tani kishte zgjedhje në Bullgari. Kuptohemi njëjtë siç kuptohemi me Serbinë, flasim gjuhë të ngjashme dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje të mençur”, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për gjendjet në rajon dhe bllokadën e Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë, në intervistë për MIA, flet edhe Jorgos Katrugallos, ish- shefi i diplomacisë greke. Për relacionet Shkup – Sofje dhe veton e Bullgarisë, ai pret se liderët në Bullgari do të tregojnë guxim për t’u ballafaquar me problemet.

 “Detyrat e marrëdhënieve të mira fqinjësore u takojnë vendeve kandidate, por edhe vendeve anëtare të BE-së. Dua të shpresoj se liderët në Bullgari do ta tregojnë të njëjtin guxim që e treguan liderët në Greqi dhe Maqedoni”, potencoi Jorgos Katrugallos – ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

Katrugallos në lidhje me non-paperin tha se kjo çështje është shumë e rrezikshme, se Ballkani vazhdon të jetë fuçi baruti me pikat e njohura  të nxehta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments