3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZJARRE AKTIVE NË RAJONIN E DELLÇEVËS, SHKUPIT, PRILEPIT DHE TË KUMANOVËS, NË...

ZJARRE AKTIVE NË RAJONIN E DELLÇEVËS, SHKUPIT, PRILEPIT DHE TË KUMANOVËS, NË RAJONIN E BEROVËS ËSHTË VËNË NËN KONTROLL

Zjarri në atarin e rajonit të Dellçevës është aktiv me ç’rast janë paraqitur vatra të reja edhe atë njëra tek fshati Razllovc, ndërsa tjetri tek fshati Istevnik i Ri. Janë duke u ndërmarrë aktivitete për tejkalimin e gjendjes, informoi, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në raportin për gjendjen me zjarret në vend në orën 8:00.

Që atje theksojnë se sipas raportimeve të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Berovë, të gjitha zjarret në territorin e Berovës janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa gjatë ditës do të shuhet plotësisht në vendet me rrezik.
“Brigadat për mbrojtje zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, me 5 zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse, prej orës 15:30 intervenojnë për shuarjen e pyllit të përzier në fshatin Raoviq, Komuna Saraj, ndërsa me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse intervenojnë në pyll me lisa në fshatin Divle dhe vendin e quajtur Krushë në Komunën e Petrovecit. Ky zjarr ishte edhe në fshatin Xhidimirc, Komuna e Velesit ku është lokalizuar”, kumtoi QMK.

Në Komunën e Prilepit, shtohet në kumtesë, zjarri në atarin në fshatrat Dren – Smolan për momentin është vënë nën kontroll. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar NJTZ Prilep me 9 zjarrfikës, Burgu Prilep me 12 persona, DMSH Prilep dhe Manastir 13 persona, ARM 20 pjesëtarë, Shumsko Prilep 6 persona dhe popullata lokale 1 njeri. Prej orëve të mëngjesit në terren janë NJTZ Prilep me 10 zjarrfikës me 2 automjete zjarrfikëse.

Zjarr ka edhe në atarin e fshatrave Zheluvinë dhe Drenok në Komunën Nagoriç i Vjetër. Kanë intervenuar NJTZ Nagoriç i Vjetër me 4 zjarrfikës me automjet terrenor me cisternë, NJTZ Kumanovë me 3 zjarrfikës dhe 1 automjet zjarrfikës, EP Kumanovë me 4 persona dhe 5-6 persona nga popullata lokale. Për momentin në këtë vend nuk ka zjarr dhe flakë, vetëm smog.tvshenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments