25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeZjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave, katër punonjëse përfundojnë...

Zjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave, katër punonjëse përfundojnë në Toksikologji

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut.

“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, thonë nga MPB.

Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht thuhet se zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments