7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZjarr afër parkut të Shkupit! 6 automjete dhe mbi 20 zjarrfikës shuan...

Zjarr afër parkut të Shkupit! 6 automjete dhe mbi 20 zjarrfikës shuan flakët

Një zjarr i madh shpërtheu në parkun e qytetit, afër stadiumit në Shkup.

Rreth orës 16 zjarri kaploi disa baraka që nuk përdoreshin më.

Megjithatë aty afër kishte objekte afariste që rrezikonin të kaploheshin nga flakët.

Gjashtë automjete e mbi 20 zjarrfikës zjarrfikësish u aktivizuan në shuarjen e zjarrin.

 “Materialet që ishin të ndërtuara, barakat janë lehtë të djegshme, llamperi dhe kulm lehtë i ndezshëm si dhe letër dhe materiale të tjera. Shkaqet e zjarrit nuk mund t’i dimë për shkak se me shpejtësinë e zjarrit baraka u dogj e gjitha”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Vladimir Simonovski.

Ne vendin e ngjarjes erdhi edhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

 “Objekti është i vjetër, diku 50 vjet, nuk ka viktima që është më rëndësishmja e as të lënduar nuk ka, as të lënduar nga ekipi zjarrfikës”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Pas më shumë se një ore luftë me flakët, zjarri u shua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments