12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela takoi shefen e OSBE-ODIHR-it, Tana de Zelueta

Ziadin Sela takoi shefen e OSBE-ODIHR-it, Tana de Zelueta

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, takoi sot shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shkup, ku i kërkoi që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike.

“Një takim i dobishëm në prag të zgjedhjeve lokale me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shkup, Tana de Zelueta dhe këshilltaren politike, Daniela Diaconu. U bisedua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, vërejtjet e përgjithshme të OSBE-ODIHR që edhe në këto zgjedhje do të ketë rol kyç në mbarëvajtjen e tyre, si dhe i njoftuam me qëndrimet dhe gadishmërinë tonë për të kontribuar për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, kështu ka deklaruar lideri i Aleancës Për Shqiptarët Ziadin Sela pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shkup, Tana de Zelueta dhe këshilltaren politike, Daniela Diaconu informon Tetovasot

Sela tha se në këtë takim shpalosëm edhe vërejtjet tona si për këto zgjedhje ashtu dhe për epilogun e zgjedhjeve të kaluara, ndërsa potencuam edhe faktin që Prokuroria ende nuk ka bërë asnjë veprim konkret për ankesat në Kërçovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments