19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE:Sa njerëz duhet të humbin jetën që Zaevi të japë dorëheqjen?!

VMRO-DPMNE:Sa njerëz duhet të humbin jetën që Zaevi të japë dorëheqjen?!

Sa njerëz duhet të humbasin jetën që Zaev të japë dorëheqjen?! Le të thotë Zaev sa më shumë tragjedi duhet t’i ndodhin shtetit që dikush të marrë përgjegjësinë?!

Nëse Zaev jep dorëheqjen, shteti nuk do të shpërbëhet, vetëm ai jep dorëheqjen, është e thjeshtë! Duhet të ketë dorëheqje të Zaevit, Filipçes dhe Hasanit, dhe kjo nuk është shpërbërja e shtetit siç dëshiron ta prezantojë Zaev, ata nuk janë as aristokratë, as shteti është i tyre.

Institucionet do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe funksionojnë edhe pas dorëheqjes së Zaev, Filipçe dhe Hasani.

Zaev nuk është gjyqtar i cili duhet të vlerësojë raportet dhe gjetjet e ekspertëve, ato do të jenë bazë për përgjegjësinë penale të Hasanit dhe Filipçes, nga e cila nuk ka shpëtim. Zaev vetëm duhet të shkarkojë Hasanin dhe Filipçe sepse kjo është përgjegjësia morale, dhe pastaj ai duhet të japë dorëheqjen.

14 persona nuk mund të digjen të gjallë dhe askush nuk është përgjegjës për këtë.

Ministrat në të gjithë botën mbajnë përgjegjësinë për tragjedinë më të vogël në lidhje me departamentin e tyre, dhe Zaev nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për 14 njerëz të djegur të gjallë.

Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments