Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, është pyetur se a duhet të dorëhiqet Ali Ahmeti, duke marr shkas këtu tek kërkesa për dorëheqje që Arben Taravari bëri ditë më parë për të parin e BDI-së.
Sela ka thënë se ai ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen nëse Ahmeti do të ishte zyrtar, thotë se nuk futet në vendimet e partive tjera, derisa arsyetoi kërkesën që bashkëpartiaku i tij pati ditë më parë për Ahmetin.Bashkëpartiakët e mijë e kam vërjetur që e kanë thënë dhe e kanë thënë më tepër sikundërpërgjigje të një fushate të pakuptimtë disa-vjeçare, që bahskëpartiakët e Ali Ahmetit, i ka ca vogëlushë atje, nmë cdo debat televiziv e nisin dhe e përfundojnë me dorëheqjen e Ziadin Selës. Nuk e di ku e kanë hallin, sa më tepër e thonë aq më tepër të bëjnë që të kuptosh që je në rrugë të mbarë për ta sjellë ndryshimin”, ka thënë Sela në “Rruga Drejt”.