8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të reketojnë biznesmenë

VMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të reketojnë biznesmenë

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar pas informacioneve jozyrtare në lidhje me një aksionin policorë që po zhvillohet në Shkup, ku jozyrtarisht thuhet se është arrestuar një punonjës i Agjencisë për Siguri Kombëtare(ASK), i cili dyshohet se është përfshirë në zhvatjen e një biznesmeni. Nga kjo parti pyesin se çfarë kërkon që një i punësuar në ASK të “bashkëpunojë për zhvatje me nëntokën e krimit”.“Është skandal i madh që hetues të ASK-së kanë zhvatur biznesmenë. Pyetja është se çfarë kanë kërkuar punonjësit e ASK-së me bashkëpunimin për zhvatje me nëntokën e krimit? Zaevizmi dhe njerëzit në pushtet, zhvatjen brenda partisë që e pamë me Katica Janevën, e kthyen në zhvatje shtetërore, kësaj radhe me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Pse ASK-ja në vend që të kujdeset për sigurinë kombëtare, kujdeset për zhvatjen e biznesmenëve? Cilët njerëz në qeverinë e Zaevit janë të përfshirë në këtë skandal? Dhe pse nuk ka përgjegjësi për drejtuesit e ASK-së?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments