10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela për Klan Maqedoni / Në atë fotografi nuk jam...

Ziadin Sela për Klan Maqedoni / Në atë fotografi nuk jam unë, nga viti 2017 nuk jam ulur me Ali Ahmetin

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale se kinse Ziadin Sela është takuar me Ali Ahmetin, nuk është e vërtetë.Sipas INA Foto është e rrejshme/Nuk eshte Ѕеlа mе Ahmetin. por një veprimtar i njohur nga Kosova

Një foto që orëve të fundit po qarkullon në rrjetet sociale për gjoja një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela është mashtrim, përcjell INA. Kjo pasi që në foto nuk është Ziadin Sela, por veprimtari i njohur dhe ish i burgosuri politik nga Kosova, Bejtulla Tahiri.
Tahiri tha në një prononcim për INA se ai është në foto që është bërë në një lokal në Ferizaj bashkë me Ahmetin.
“Po në foton që po qarkullon jam unë me shokun tim Ahmetin dhe na e kanë bërë në një lokal në Ferizaj. Jam habitur sot për shpërndarjen e saj dhe jarr mirënjohës që më kontaktuat për ta sgaruar”, theksoi për INA, veprimtari Tahiri, i cili javën e kaluar mori pjesë në Akademinë e falenderimit për Lëvizjen kombëtare shqiptare, nën organizimin e shoqatës “Lëvizja”.
Por, portale dhe profile të ndryshme kanë shpërndarë këtë foto, duke krijuar edhe lajme të rrejshme për gjoja takim mes Selës dhe Ahmetit. (INA)

Këtë përmes telefonit për Klan Maqedoni e ka mohuar Ziadin Sela duke thënë se fotografia është një propagandë dhe nuk është ai në foto, ai më tej tha se që nga viti 2017 nuk është ulur asnjëher në tavolinë me Ali Ahmetin. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments