11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela pas takimit virtual me PAAC në SHBA: Të vazhdojnë aktivitetet...

Ziadin Sela pas takimit virtual me PAAC në SHBA: Të vazhdojnë aktivitetet për regjistrimin

Kryetari Ziadin Sela zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) të SHBA-ve, ku u dha mesazhi i qartë: “Të vazhdojnë aktivitetet për regjistrimin…”Mbrëmë zhvilluam mbrëmë një takim virtual me përfaqësues të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, (Pan American Albanian Congres PPAC) i udhëhequr nga Kryetari i saj Bruno Ceka, si dhe shumë veprimtarë tjerë të dalluar shqiptaroamerikan, në mesin e tyre edhe Martin Vulaj, zv Kryetarja e PPC Elgantina Kica, Bleron Kica Sekretar i PACC si dhe përfaqësues tjerë kontribues në të gjitha procet kombëtare. Në këtë takim me shoqatat e bashkuara të diasporës shqiptare që veprojnë në SHBA, e që moderohej nga veprimtari nga Struga Vullnet Dervishi – Nënkryetar i PAAC dhe Kryetar i Shoqatës “Valët e Liqenit”, diskutuam për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.Përfaqësuesit e Shoqatave shqiptare në SHBA i informova më detajisht për situatën e re të krijuar në lidhje me regjistrimin, duke Ju falenderuar për mobilizim dhe kontributin e tyre në kuadër të procesit të regjistrimit dhe duke Ju bë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë që edhe me tutje të vazhdojnë me aktivitetet rreth regjistrimit, duke e vlerësuar bashkarisht si një proces jo vetëm statistikor, por mbi të gjitha edhe politik dhe për të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Gjithashtu, i informova përfaqësuesit e Shoqatave shqiptare të Amerikës edhe për skenarët që mund të zhvillohen tani, meqë regjistrimi është shtyrë dhe rreziqet që mund të çojnë në manipulimin e rradhës rreth regjistrimit të popullatës. Ritheksova se akti i shtyerjes së regjistrimit është akt tradhëtie klasike që i bëhet të kaluarës dhe të ardhmes së shqiptarëve në trojet e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut. Shqetësim ky që u paraqit edhe nga përfaqësuesit e shoqatave shqiptare.Në fund u biseduan edhe çështje tjera politike me interes, pandeminë, pasojat ekonomike, integrimin si dhe zgjedhjet lokale që vijojnë ku i informova edhe për rolin e ASH-së që pritet të bëj ndryshimin e skenës politike, në zgjedhjet e ardhëshme lokale, si dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme parlamentare bashkë me ato lokale, përshkak shumicës jo stabile në Kuvend e cila shpeshherë është jo efikase dhe e pafuqishme në shërbim të sjelljes së ligjeve për të mirën e qytetarëve.U pajtuam që ky bashkëpunim dhe ky bashkërendim i aktiviteteve me interes kombëtar të vazhdoj edhe më tutje dhe se ASH do të jetë çdoherë Aleate e Diasporës, me qëllim realizimin e objektivave kombëtare këtu në RMV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments