Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, dorëzoi në Kuvend një propozim të ri të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Tha se kjo e drejtë buron nga Kushtetua dhe është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.
Ai shtoi se ligji i propozuar i përfaqëson qytetarët dhe ua realizon të drejtat e tyre dhe jo një ligj “do si do”, i cili, sipas tij, ka për qëllim ta bëj të pazbatueshme.
Sipas tij, ky Ligj është kauzë e ASH-së, me të cilën kanë bërë edhe fushatë në 2020 që është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politik dhe e qeverive dhe si e tillë duhet të respektuar.
Përveç përfaqësimit etnik është i paraparë edhe përfaqësimi gjinor, përveç përfaqësimit gjinor është i paraparë edhe përfaqësimi i njerëzve me nevoja të veçanta. Kuptohet që në këtë ligj, risia është në disa kushte që parashihen sipas Entit të Statistikave në aspektin e regjistrimit të popullsisë, përfshihet direkt në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, është institucioni që pas çdo regjistrimi ndanë një dokument për çdo institucion në nivel qendror”, tha Sela.
I pyetur për këtë nismë, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se është lehtë të shkruhet lista e dëshirave nga opozita, por këtë nuk e ka bërë as Sela e as ai vetë kur ishin në strukturat e pushtetit. Mexhiti bëri thirrje që ligjin e dorëzuar nga Qeveria ta mbështesin gjithë deputetët shqiptarë, për të arritur votimin e dyfishtë të shumicës së etniteteve jo shumicë, formë e njohur si Badenter. (Tv21)
