BallinaLajmeKonferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në...

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE. Rama: Kemi thyer rekord. Kos: Përdoreni energjinë pozitive

Shqipëria dhe BE-ja janë ulur sot përballë njera-tjetrës në Konferencën Ndërqeveritare, që shënon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments