3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Bekteshi pranoi dështimin për uljen e çmimeve

Ziadin Sela: Bekteshi pranoi dështimin për uljen e çmimeve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se ka dështuar me uljen e çmimit të produkteve bazë, ku sipas Selës, ai vet e ka pranuar një gjë të tillë. ai apelon edhe njëherë te Qeveria të pranojë propozimet e bëra nga Aleanca për Shqiptarët siç janë ulja e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët.“Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore. Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë. Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kuriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja”, tha Sela

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments