15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeProtestojnë edhe mjekët e Tetovës: Çdo ditë nga ora 10 deri në...

Protestojnë edhe mjekët e Tetovës: Çdo ditë nga ora 10 deri në 10:30

Grevë edhe në Tetovë. Mjekët dhe personeli mjekësor në Spitalin klinik dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë paralajmërojnë se do të jenë në grevë çdo ditë nga ora 10 deri në 10:30, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Derisa sa zgjatë greva disa kolegë të tyre do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në punën e Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit. Në grevë janë hedhur edhe sindikalistes e administratës komunale dhe organeve gjyqësore.“Organizata sindikale e ISHP Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit Tetovë i janë bashkuar grevës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. Kjo është diçka që Qeveria na e ka premtuar, por ende nuk e ka realizuar, si dhe të drejtën që e kemi humbur prej kohësh – K-15. Çdo ditë do të mblidhemi deri në realizimin e kërkesave tona”- deklaroi Sllobodanka Gërnçaroska, Kryetare E Organizatës Sindikale .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments