10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBie qeveria e Bullgarisë

Bie qeveria e Bullgarisë

Qeveria bullgare e kryeministrit, Kiril Petkov u rrëzua të mërkurën në një votë mosbesimi në parlament, duke e futur vendin e Bashkimit Evropian në trazira politike mes luftës në Ukrainë dhe inflacionit në rritje.

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan qeverinë – e cila mori pushtetin gjashtë muaj më parë  me një votim 123-116 pasi koalicioni qeverisës humbi shumicën e tij për mosmarrëveshjet mbi shpenzimet buxhetore dhe nëse Bullgaria duhet të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, transmeton rtv21.tv.

Petkov, një 42-vjeçar i diplomuar në Harvard, i cili është zotuar të luftojë korrupsionin, ka marrë një pozicion të fortë pro-evropian dhe pro-NATO-s që kur Rusia pushtoi Ukrainën, një qëndrim i pazakontë për një vend me një qëndrim tradicionalisht miqësor ndaj Moskës. Analistët parashikojnë se një qeveri e re do të sillte një politikë më neutrale ndaj Rusisë.

“Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë”, tha Petkov pas votimit. “Ajo që ata nuk arrijnë të kuptojnë është se kjo nuk është mënyra për të fituar popullin bullgar.”

Vendi tani përballet me zgjedhjet e tij të katërta të përgjithshme që nga prilli 2021, duke vënë në rrezik miliona euro nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së dhe planet e tij për të adoptuar euron në vitin 2024./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments