6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama i thotë “po” samitit të BE-së: Herët për të qenë...

Edi Rama i thotë “po” samitit të BE-së: Herët për të qenë optimist! Bie qeveria në Bullgari, “peng” negociatat

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja për të votuar pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Deklarata e kryeministritRama ditën e djeshme pas bisedës me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Kovaçevski, Vuçiç lanë të kuptohej se ata po mendojnë të refuzojnë pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. 

Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Rama dje ka shkruar se mesa duket BE-ja do të refuzojë sërish hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në. Ndaj ai ngriti pyetjen se çfarë duhet bërë atje, duke nënkuptuar se ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë.

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!“, shkruajti Rama.

Por sot kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor. Në një postim në “Twitter”, Rama thekson se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”.

Duket se kryeministri pret një JO nga BE këtë javë e është në pritje të fundit të qershorit, për të nisur kursin e ri të lobimit në Bruksel, për të shkëputur në këtë proces vendin tonë nga Maqedonia e Veriut, që po pengohet nga fqinji Bullgaria.

Për këtë shkak, duket se Rama ka vendosur, si në shenjë proteste që të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel.

Fillimisht ishte Presidenti serb, Vuçiç ai që zbuloi planin për të braktisur takimin e nivelit të lartë të BE-së. Ai shkroi se paraditen e sotme pati një videokomunikim me dy liderët e tjerë, ku veç për Burkselin, është folur dhe janë ndarë mendime për hapat e ardhshëm të nismës së Ballkanit të Hapur. “Së bashku, ne po luftojmë për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim edhe më të fortë dhe lidhje më të mira”.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar, ka bllokuar procesin e negociatave edhe për vendin tonë paso BE ka vendosur të trajtojë të bashkë në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimore.

Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar pasditen e së mërkurës qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, gjë e cila vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por mesa duket lëvizjet e fundit në politikën shqiptare kthejnë gjithçka përmbys. Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, i kontaktuar nga Abcnews.al, është pyetur se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në Bullgari, në samitin e ditës së nesërme në Bruksel, ai tha se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë.Sipas tij nuk do të ketë asnjë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në Bruksel do të duheshin përfaqësues zyrtarë të qeverisë bullgare, por në rastin konkret deri në krijimin e qeverisë së re do të kemi një qeveri kujdestare, e cila nuk ka kompetenca vendimmarrjeje në politikën e jashtme. “Nuk do të ketë vendim për këtë gjë. Mundet që qeveria e re të premtojë për këtë gjë. Por ne presim nga Bullgari të japë një vendim për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Nesho.Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari. Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi pas mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës,  ku u votua me 123 vota pro shkarkimit nga 116 që ishin kundër dhe asnjë abstenim. Ky vendim vjen fill pasi Bullgaria u tërhoq sot nga veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për të ecur përpara me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ndërsa dje kishte dyshime, sot kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në “Twitter” se Rama do të shkojë në Samit me një këmbë, ndërsa e quan atë të paaftë për të zbatuar detyrat e shtëpisë!

“A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë! Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!”, shkruan Tabaku.

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka folur sot në një konferencë për media, ku si lider i opozitës bullgare ka thënë përkrahje për propozimin e Francës për kornizën negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Teksti i propozimit francez për kornizën negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut në është shumë i mirë”, ka thënë Borisov. Borisov tutje ka akuzuar kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, se ka gënjyer miqtë ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, derisa i ka bërë thirrje që të thërras Këshillin e Ministrave për të bërë propozime dhe për t’i çuar ato në Parlament, shkruan novinite.com, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet nesër. Në një postim në “Twitter”, Rama thekson se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.

Postimi i Ramës:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.

Bullgaria është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi i cili në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
 Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.Mëdyshja e kryeministrit Edi Rama për pjesëmarrjen në samitin në Bruksel ka shkaktuar reagime nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka përmes një postimi në “Facebook”, i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit.

Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës. Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin! Zoti Kryeministër! Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor?

Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo? Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë.?Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm. Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit tēnd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë. Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre“, shkruan deputetja

Liderët e BE-së në Bruksel pritet ta firmosin rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE, sipas draft-konkluzioneve më të fundit të samitit të BE-së, të datës 21 qershor të para nga EURACTIV.

“Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë,” pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE të enjten (23 qershor).

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, shton draft komunikata.

Raporti i parë i vlerësimit të progresit për përmbushjen e kushteve do të jetë deri në fund të këtij viti.

/Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments