17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeZhurnal.mk - Shtyrja e Regjistrimit / Kryeministri Zaev, demanton Artan Grubin !

Zhurnal.mk – Shtyrja e Regjistrimit / Kryeministri Zaev, demanton Artan Grubin !

Shkup, 29 mars, Zhurnal.mk – Pas përfundimit të takimit mes dy liderëve të partive politike LSDM dhe VMRO-DPMNE, i cili u mbajt në hapësirat e Klubit të Deputetëve, në të cilin janë dakorduar që regjistrimi të shtyhet për në shtator, e që regjistrimi i diasporës të vazhdojë ashtu siç është paraparë, pas këtij vendimi, Artan Grubi del me një deklaratë kontradiktore nga Kryeministri Zoran Zaev, përcjell zhurnal.mk

Grubi për takimin e sotëm midis liderëve Zaev-Mickoski thotë se vendimet merren në Kuvend ose në Qeveri dhe gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje, e që vendimin nuk mund ta sjellin dy lider.

“Nuk mund të sillen vendime nga ata dy lider në ato takime për arsye se vendimet sillen o në parlament, o në qeveri prandaj gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje” tha Grubi

Ndërsa deklarata e Kryeministrit Zoran Zaev, e demanton Grubin

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se gjatë takimit me Hristijan Mickoskin ka realizuar konsultime edhe me partnerët e koalicionit dhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

“Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe të mërkurë do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi.

Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe për pakot ekonomike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments