15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet në Serbi/ Fillon numërimi i votave, Bërnabiçi shpall fitoren: Marrim më...

Zgjedhjet në Serbi/ Fillon numërimi i votave, Bërnabiçi shpall fitoren: Marrim më shumë se 125 mandate

Ka përfunduar procesi i votimit dhe ka nisur numërimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Komisioni Zgjedhor ka deklaruar se rezultatet e para pritet të shpallen të hënën në mbrëmje, por nënkryetarja e Partisë Përparimtare Serbe, Ana Bërnabiç, kryeministre në detyrë, shpalli fitoren duke thënë se në bazë të rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 47,1% të votave, ndërsa lista e partive opozitare “Serbia kundër dhunës” ka fituar 23%.

Nëse këto rezultate do të qëndrojnë kështu deri në fund, sipas Bërnabiç koalicioni i drejtuar nga partia e saj do të ketë shumicën absolute me mbi 125 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments