8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet lokale, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi të ndarë për Kërçovën

Zgjedhjet lokale, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi të ndarë për Kërçovën

Kur zgjedhjet lokale kanë mbetur edhe disa muaj, kanë nisur aktivitetet e kandidatëve për kryetar komunash për të shpalosur programet e tyre para qytetarëve. Ditë më parë kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka mbajtur një takim me qytetarët e Kërçovës për të kërkuar besimin dhe votën e tyre duke shpalosur edhe programin për 4 vitet e ardhshme nëse ai do të zgjidhej kryetar i Kërçovës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Musa Xhaferi si njëri ndër mbështetësit kryesor të Fatmir Limanit dhe një grup i vogël i mbështetësve të tij. Xhaferi me kandindimin e Fatmir Limanit në Kërçovë gjithnjë është përfolur se ka dalur kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Nga ana tjetër kandidimin e Fatmir Limanit shumë analist dhe njohës të çështjeve politike e shohën si një thikë të Musa Xhaferit kundër Ahmetit në bashkëpunim me VMRO-në. “Kandidimi i Fatmir Limanit shihet haptas për të penguar Deharin të rizgjidhet kryetar komune edhe një mandat, por më e keqja është se ata bashkë me VMRO-në nuk e dëshirojnë që një shqiptarë të rimer Kërçovën”.

I pyetur nga gazetarët në Tv21 muaj më parë, nëse Limani ka marrë mbështetjen e VMRO-së për kandidimin e tij në këto zgjedhje, ai ka dashur të heshtë duke lënë të kuptohet se ka mbështetje të fuqishme nga VMRO-ja në koordinim me Musa Xhaferin.

Në anketat e fundit të IRI-t dhe institucioneve tjera ndërkombëtare dhe të vendit, Fatmir Dehari nga BDI-ja ka mbështetjen e shqiptarëve për të fituar zgjedhjet e 17 tetorit. Në garë deri tani zyrtarisht janë kandidati i BDI-së, i PDSH-së dhe Fatmir Limani si i pavarur, nga ASH-ja BESA dhe VMRO-ja ende nuk ka asnjë kandidat.

Ndryshe prej 27 shtatorit do të fillojë fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor.

Listat e kandidatëve duhet të dorëzohen nëpër komisionet komunale deri më 11 shtator në ora 24:00
Fushata do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator.
Do të ketë edhe lista të pavarura, ku afati për dorëzimin e nënshkrimeve do të jetë prej më 16 deri më 31 gusht./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments