8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaEkonomiFatmir Bytuqi / Në shtator mbledhja e dy qeverive Maqedoni-Kosovë,

Fatmir Bytuqi / Në shtator mbledhja e dy qeverive Maqedoni-Kosovë,

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi tha se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cilat pritet të mbahet në shtator do të tregojnë qartë se çfarë do të thotë fryma e bashkëpunimit rajonal.

 “Përgatitjet janë në fazën finale, sipas informatave të fundit këtë javë, mendoj që në shtator mund të ndodh mbledhja e përbashkët në mes dy vendeve ku realisht mendoj që do të tregojmë haptas se çfarë do të thotë me të vërtetë fryma e bashkëpunimit rajonal, sepse do të kemi firmosje të disa marrëveshjeve dhe iniciativave të përbashkëta për t’u mundësuar qytetarëve tanë me të vërtetë një bashkëpunim më të madh dhe një prosperitet më të shpejtë sesa që e kanë pasur më parë”,, tha Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështë Ekonomike.

Duke folur për atë që njihet si “Mini Shengen Ballkanik”, e që ditë më parë ka marrë emërtimin “Open Ballkan”, Bytyqi thotë se një nismë e tillë nuk e minimizon procesin e Berlinit.

 “Ajo iniciativë(Open Ballkan)është e vonuar, në fakt mendoj që periudha e Covid-19 vetëm dëshmoi që nëse duam që rimëkëmbjen ekonomike ta kemi të shpejtë mendoj që çdo ditë e më herët do të duhet t’i kyçemi iniciativave çfarëdo quhen ato, por duke i lënë aspektet politike, duke parë vetëm aspektin ekonomik të ngritjes së konkurueshmërisë rajonale, të krijimit të zinxhirit të vlerës së shtuar në Ballkanin Perëndimor dhe se si ky zinxhir do të jetë pjesë e vlerës së tregjeve globale. Periudha Covid-19 krijoi një dritare, ajo është që të kapim një mundësi të kompanive të cilët në fakt duan të largohen prej vendeve të largëta siç është Kina, Indonezia etj, kompani të cilat duan ta sjellin zinxhirin e ofertës më afër prodhimit të tyre. Dhe kjo është dritarja që Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzon në emër të krijimit të konkurueshmërisë rajonale, sepse nëse këtë dritare na e mbyllim dhe e humbim për shkak të kapriçove tona, mendoj që gjeneratat e ardhshme do na dënojnë”, shtoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut Fatmir Bytyqi tha se së shpejti do të bëhet i ditur vendi ku do të mbahet mbledhja dhe prioritet e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments