8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet e parakohshme, partitë “nisin” fushatën

Zgjedhjet e parakohshme, partitë “nisin” fushatën

Vetëm një ditë pas vendimit të liderëve politik për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë filluar fushatën jozyrtare. Në konferencat e tyre për media LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja ftojnë qytetarët të votojnë politikat e tyre dhe para kohe e konsiderojnë veten fituese të zgjedhjeve që do të mbahen. Palët nuk pranojnë të kenë filluar diskutimet brendapartike për kuadrot e ri të qeverisë teknike. Nga partia e Zoran Zaevit thonë se akoma nuk kanë vendosur për emrin e kryeministrit teknik.

Kemi kohë. Vetëm sa ka përfunduar takimi i liderëve dhe me siguri do të realizohen të gjitha procedurat pariake si seancë e kryesisë qendrore. Sapo të kemi një vendim rreth kësaj, do të informoheni në kohë- deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

As VMRO-DPMNE-ja nuk pranon të ketë në tavolinë emra konkret të cilët do të vinë në postin e ministrit të brendshëm ose ministrit për punë dhe politikë sociale. Sipas Kodit Zgjedhor, përveç këtyre dy dikastereve, opozitës i takojnë edhe postet e tre zv.ministrave.

Qëllimi jonë ishin zgjedhjet dhe arritëm që të kemi zgjedhje të zbatuara nga qeveria teknike, ashtu siç parashikohet me ligj. Kemi më shumë se 2 muaj deri më 3 janar, të presim dhe do të informoheni në kohë. Mendoj se është shumë herët të flitet për çfarëdo zgjedhjesh kadrovike- tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja thotë se mbetet e hapur për bashkëpunime dhe koalicione edhe me parti të tjera, përfshirë edhe ata shqiptare.

Kabineti i ri qeveritar teknik duhet të kompletohet më 3 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve të cilat, në bazë të marrëveshjes së liderëve, pritet të mbahen më 12 prill. Deri më 3 janar do të ndodhë edhe dorëheqja e kryeministri Zaev dhe në vend të tij të vij kuadër i ri nga radhët e pushtetit. Në opinion nuk kanë vonuar të qarkullojnë edhe emrat e personave që mund ta zëvendësojnë atë. Mes tjerash, për postin e kryeministrit teknik janë përfolur ministri i Brendshëm aktual, Oliver Spasovski, ose ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Të dy të përfolurit njëkohësisht do të duhet të lëshojnë kolltuqet e tyre për kuadrot e opozitës.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments