12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet e 14 majit/ 5500 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvatjen...

Zgjedhjet e 14 majit/ 5500 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvatjen e procesit

Teksa jemi vetëm pak ditë larg zgjedhjeve vendore,  ka filluar organizimi për mbarëvajtjen e votimeve. Policia e Shtetit do të ketë aktivë dhe të angazhuar posaçërisht për zgjedhjet e 14 majit, 5500 efektivë policie.

Shumica e trupës policore do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Arsyet që mund të kërkojnë ndërhyrjen e forcave të policisë brenda ambienteve të qendrave të votimit janë dy, për raste emergjente si incidentet ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Përgjatë 3 muajve të fundit, rreth 7 mijë punonjës janë trajnuar dhe kanë marrë direktivat e duhura për zgjedhjet vendore të 14 majit, në bashkëpunim me OSBE-në dhe KQZ-në.

Në mbarim të procesit të votimit në orën 19:00, policia do të bëjë shoqërimin e kutive të votimit drejt KZAZ-ve, bazuar në një udhëzim të paracaktuar. Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin që në momentin që është ngritur infrastruktura e nevojshme për zhvillim e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments